Flash News

KRYESORE

'Xing me Ermalin' kopjohet hapur nga komedianët amerikanë

Dje në darkë, 'Xing me Ermalin' ka thyer rekordet e audiencës me të ftuarin e tij special, katalizatorin e të gjithave qeverive, Presidentin Ilir Meta. Presidenti, i zhveshur nga kostumi zyrtar dhe i veshur me atë të showman-it i ka rënë çiftelisë, ka kënduar dhe ka rrëfyer histori nga shkolla e mesme. 

Por, ca prej nesh, që padashje shohim edhe ndonjë emision të huaj, kemi ngelur të mahnitur nga skeçet që Ermali kishte përgatitur, sidomos ai me kashtë: Ermali dhe Presidenti të shtrirë në kashtë, nën yje, si dy shokë të vërtetë fshati...sa i bukur, dhe sa i njohur ky peizazh!

Është skeçi që komediani Stephen Colbert ka kopjuar nga 'Xing me Ermalin'!!!

Ja prova e fortë: në gusht te 2016 Colbert ka pasur te ftuar ne segmentin “Big questions With even bigger stars” (Pyetje të mëdha me yje edhe më të mëdhenj) Will Smith-in.

Colbert dhe ekipi i tij e dinin që në ngricën e dhjetorit të 2017, Ermali dhe Meta do shtriheshin jashtë në kashtë, bile dhe do shihnin një yll që binte, dhe kanë nxituar që ta kopjonin Ermalin të parët. Në fakt, Colbert ka dy vite që e kopjon këtë skeç nga Ermali.

Por, Colbert nuk ka qenë i vetmi që ka kopjuar Ermalin. Komediani i panjohur Keegan Michael-Key më 25 prill të 2015 ka kopjuar nga skeçin “Gjuha e Presidentit/Gjuha e popullit” që Ermali dhe Presidenti Meta bën më 30 dhjetori të 2017. Bile, kaq kopjac është Michael-Key, sa ka përfshirë në skeç edhe Presidentin e atëhershëm Obama. Flitet se kopjimi i këtij skeçi është arsyeja pse Obama nuk është më President.

Skeci i Ermalit 

 

Skeci i Obama

Kur do ndalin të huajt së kopjuari yjet e showbizit shqiptar? Le t’i kopjojnë formatet e emisioneve, por të mos na i vjedhin kaq hapur skeçet, se kemi të drejtë autori e jo shaka :)

i.xh. /Politiko.al

 

Të fundit