Zbulohet përmbajtja e raportit sekret të SHISH: Një grup paramilitar nga Kosova do digjte Kuvendin e Shqipërisë

“Informacioni bënte të qartë se persona të caktuar do të përpiqeshin që të shfrytëzonin mitingun e lajmëruar ngas opozita për në datën 8 qershor, ku përveç akteve të tjera edhe djegien e Kuvendit të Shqipërisë”.

Kështu deklaroi presidenti Ilir Meta përpara Komisionit Parlamentar me 9 shtator.

Një kronikë e televizionit Top Channel, ka dhënë disa detaje rreth këtij informacioni sekret të cilit i referohet Meta.

Bëhet fjalë për një informacion të përmbledhur në pak rreshta nga ku SHISH informon, se agjentët e infiltruar brënda strukturave organizative të protestave të opozitës, kanë mundur të sigurojnë informacionin se në protestën e 8 Qershorit,  do të përfshihej  një grup paramilitar i ardhur nga Kosova apo trevat e tjera etnike shqiptare. Ky grup në përbërje të tij kishte njerëz me formim ushtarak, me misionin final, djegien e Kuvendit të Shqipërisë.

Dokumenti sekret nuk jep të dhëna se kush ishin këta persona, kush i kishte paguar apo financuar mbi të gjitha nëse ishin të armatosur dhe me çfarë mjetesh do të mund të çanin rrethimin policor të Kuvendit.

Dokumenti thuhet se nuk i jep përgjigjie pyetjeve të tilla. Ndërkohë që në një skenar të ngjashëm 21 vite më parë, më 14 shtator të vitit 1998, u fol se persona të armatosur të krahut të FARK kishin marrë pjesë në sulmin kundër institucioneve dhe marrjes me dhunë të Kryeministrisë.

Këtë informacion SHISH e ka ndarë edhe me agjencitë homologe partnere mes tyre edhe ato të SHBA. Ky informacion dhe rrjedha që kishin marrë protestat e opozitës, detyroi ish-zëvendësndihmës Sekretarin  Amerikan të Shtetit, Matheë Palmer, të deklaronte në një intervistë të paprecedentë për TCH se nëse do të kishte dhunë në protestën e asaj dite të opozitës përgjgjës direkt do të ishin Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.

Përmbajtja e dokumentit sekret do të analizohet nga Komisioni Hetimor Parlamentar dhe në raportin final që do t’i dergohet Kuvendit, do të marrë përgjigje pyetja.