
Flash News
Çfarë lajmërojnë sondazhet dhe pse Basha nuk duhet të gëzohet
Bilanci ditor me Covid-19 në Shqipëri/ Shtatë humbje jete, rritet numri i rasteve të reja
Tiranë, grabitet me armë filiali i një institucioni financiar, autori me maskë anti-covid mori 3 mln lekë të vjetra
Meta vlerëson regjisorin Dhimitër Anagnosti me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në 85-vjetorin e lindjes
Moti i keq, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla të dhe anijeve të peshkimit në Vlorë
Zëri i Amerikës shkruan për situatën e pandemisë në Shqipëri: Vazhdojnë të thellohen pasojat tragjike

Në Shqipëri vazhdojnë të thellohen pasojat tragjike të epidemisë Covid-19.
Dy zonja nga Tirana, njëra 67 vjeçare dhe tjetra 73 vjeçare, humbën jetën në Spitalin Infektiv në 24 orët e fundit.
Bashkë me to shkoi në 74 numri i të vdekurve nga Covid-19, qysh nga fillimi i muajit mars.
8 ditët e fundit, në kohën mes dy fundjavave, kanë vdekur 19 persona prej koronavirusit, pra 2-3 perona në ditë; mes tyre ishte edhe një mjek i njohur.
Në Spitalin Infektiv mbahen të shtruar 88 pacientë, 9 nga të cilët janë në terapi intensive.
Këtë fundjavë u zbuluan edhe 67 qytetarë të tjerë të infektuar me Covid-19, me të cilët numri i përgjithshëm i të infektuarve aktivë shkoi në mbi një mijë e 100 persona.
Ata gjenden shumica në Tiranë, Shkodër, Kavajë, Elbasan, Korçë dhe Kurbin. Shpërndarja e rasteve përfshin edhe Krujën, Kukësin, Fierin, Lezhën, Lushnjen dhe Kamzën.
Nga fillimi i epidemisë Shqipëria ka shënuar mbi 2 mijë 800 raste me Covid, të cilat i ka zbuluar me mbi 28 mijë testime gjithsej.
Mjekët po u bëjnë thirrje banorëve që të përdorin maska dhe masa të tjera mbrojtëse, por shumica e njerëzve po tregohen të pakujdesshëm.
Një pjesë e madhe i janë kthyer punës pas 3 muajve karantinë, ndërsa pjesa tjetër kanë nisur pushimet vjetore dhe udhëtimet turistike në këtë stinë të nxehtë.
Vdekjet dhe infektimet e javës së fundit vërtetuan se temperaturat e larta të motit nuk pakësuan përhapjen e koronavirusit. /VOA
Ditari politik









Të fundit

Shkon në rreth 100 milionë numri i të infektuarve nga Covid-19 në botë
23 Janar 2021, 21:40

Covid-19/ Belgjika ashpërson masat, anulon fluturimet deri në mars
23 Janar 2021, 21:05


Nuk çertifikoi listën e ‘Vetëvendosjes’, Osmani paralajmëron masa për KQZ-në
23 Janar 2021, 20:09
Kryemadhi: Buxheti i shtetit shkon tek 5 oligarkë dhe te Ndragheta
23 Janar 2021, 19:41

Koalicion me PS pas zgjedhjeve? Basha i prerë: Propagandë e dëshpëruar e Ramës
23 Janar 2021, 18:50



Pasuria e ministrit Bledi Çuçi, BIRN: Si u nda prona pas divorcit
23 Janar 2021, 17:21
Specialja refuzon lirimin nga paraburgimi të Kadri Veselit
23 Janar 2021, 16:56
Çfarë lajmërojnë sondazhet dhe pse Basha nuk duhet të gëzohet
23 Janar 2021, 16:54



Bilanci i 24 orëve të fundit me Covid-19 në Kosovë, 3 viktima dhe 379 raste të reja
23 Janar 2021, 15:45

Ndërron jetë në moshën 87-vjeçare Larry King, ikona e CNN
23 Janar 2021, 15:06

