Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni, Spiropali justifikon Ramën: Pse nuk mund të veprojë si Zaev

Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni, Spiropali justifikon Ramën: Pse

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, duke komentuar vendimin negativ të BE kundrejt Shqipërisë dhe Maqedonisë tha se nuk mund të ketë krahasim mes dy vendeve dhe liderëve të tyre. Spiropali tha se Zaev-it i duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme për shkak të problemeve të brendshme dhe problemeve me elektoratin.

Ndërsa për qeverinë shqiptarë, ministrja Spiropali theksoi se do të vijojë nga puna me reformat.

“Në raport me krahasimin mes dy vendeve nuk mund të hiqet një paralele në asnjë kuptim, sepse Maqedonia e Veriut ka kaluar përmes një procesi të tërë ndryshimesh, që përfshin referendumin për ndryshimin e emrit, etj. Dhe këtë referendum qeveria e ka kërkuar duke u mbështetur te premtimi që kishte marrë për integrim. Papritur, Macron del kundër. Kujtojmë që Maqedonia e Veriut ka 15 vite që e ka marrë statusin dhe kërkon çeljen e negociatave, ka bërë gjëra të jashtëzakonshme. Zaev është në pozicion shumë të vështirë me elektoratin dhe i duhet patjetër të gjejë një zgjidhje. Nuk jemi në të njëjtat kushte ne. Patjetër që kemi detyrimet tona dhe do t’i kryejmë me përgjegjshmërinë më të madhe. Do vijojmë me Reformën në Drejtësi, Reformën Zgjedhore, pra ne nuk do t’i lëmë asgjë mangut këtij procesi. Krahasime politike në këtë mes nuk ka. Ne kemi gati një vit që jemi në absurditet politik, ku opozita ka djegur mandatet, ka dalë në rrugë, ka kryer protesta të dhunshme”-tha Spiropali.

Të fundit