Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë, përplasen komisionerët serbë në veri

Zgjedhjet në Kosovë, përplasen komisionerët serbë

Ndërsa votimi ka nisur në të gjithë vendin që në orën 07.00 të mëngjesit, në Mitrovicën e Veriut procesi i ka nisur me vonesë pas një incidenti mes komisionerësh.

Në Zveqan dhe Leposaviq disa komisionerë serbë janë përplasur mes tyre për mënyrën e votimit.

Disa kërkuan që votimi të kryhet me letërnjoftim serb, ndërsa disa të tjerë kanë insistuar të respektohet vendimi i KQZ-së, që në veri të Mitrovicës të votohet me letërnjoftim të Kosovës.

Në Komunën e Mitrovicës janë hapur 28 qendra votimi me 104 vendvotime. Të drejtë vote në këtë komunë kanë mbi 80 mijë votues.

Të fundit