Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
“Zgjidhjet janë kaotike”, përfaqësuesi i prodhuesve ‘përplaset’ me ministrin Çuçi në emision
Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, është përballur me Ministrin e Bujqësisë Bledi Çuçi në emisionin “Real Story”. Arben Shkodra, deklaroi në emision se kërkesat e prodhuesve nuk u morën parasysh nga qeveria, ndërsa shtoi se zgjidhjet e ofruara deri tani janë kaotike. Ai tregoi se ekonomia shqiptare, pas COVID-19, do të kalojë në 5 faza për t`u rikthyer në normalitet.
“1- Trauma që u kalua në fillim, jo epidemike. Kjo është faza e zgjidhjeve. Zgjidhjet kanë qenë kaotike. Nuk më vjen mirë kur dëgjoj që një ministër merr në telefon një polic. Kontaktet tona kanë qenë me ministrat Çuçi, Denaj, Ikonomi.
Besoj fort tek roli i shtetit, financat dhe buxheti që duhet të kishte qenë i përcaktuar për gjendjen e emregjencës. E tregoi tërmeti dhe koronavirusi.Ndjemë në fazën e parë një bllokim që krijoi jo pak probleme. Kalojmë nga kjo fazë.
2- Sigurimin e elasticitetit të ekonomisë. Shumë e rëndësishmë të sigurohet. Java e parë është e traumës të ndikojmë fort tek shëndetësia dhe elasticiteti. Kërkesat që ja bëmë qeverisë që nuk impaktonin shumë buxhetin por lehtësonin biznesin që të vijonin punën. Nuk pati reagim dhe nuk ishim pjesë e planit A, shpresojmë të jetë pjesë e planit B.
3- Normaliteti i ri. Do të thotë se çfarë po ndodh sot me tregjet botërore nga jemi të varrur. Importi i inputeve, fara fidaneve, makineri pajisjeve, pajisjeve serrave dhe pastaj kemi gjithë diskutimin për eksportin.Kthimi në normalitet do të bëhet me një analizë se çfarë është tregu i huaj, si ka ndryshuar, si do na ndryshojë, çfarë duhet të tregtojmë dhe prodhojmë. Nuk do jetë më tregtia ndërkombëtare ajo që ka qenë më parë. Do hyjë nacionalizmi ekonomik vs globalizmi ekonomik. Ky do jetë realiteti i ri dhe i kemi kërkuar qeverisë disa herë që duhet të kemi një grup pune të posaçëm për të parë se si do jetë tregu ndërkombëtar.
4- ReThinking. Duhet ta rimendojmë se çdo jetë ekonomia shqiptare para asaj ndërkombëtare
5- Reforma. Këtu duam të përqëndrohemi. Qeveria duhet të mendoje se si do reformohet ekonomia shqiptare. Ne fillimisht duhet të mendojmë për ekonominë shqiptare bashkë me trevat, si trun i vërtetë. Reformim i gjithë sistemit. Sukseset që përmendi ministri janë 10% e potencialit që mund të nxjerrë ekonomia. Qeveria të heqë nga sirtari ëndrrat për buxhetim dhe të investojë”, tha Shkodra.
Megjithatë, Bledi Çuçi e justifikoi këtë me situatën e krijuar, duke treguar shembujt se çfarë po ndodh dhe në vende të tjera. “Shiheni çfarë po ndodh në Nju Jork, në Itali. Si mund të mendosh. Mos pretendoni që shteti shqiptar. SHBA e ndërron paketën ekonomike çdo tre ditë. Nuk është e qartë çfarë po ndodhi. Unë e marr me shumë qejf të zgjidh këtë problem. 73 akte ligjore nënligjore që kemi nxjerrë vetëm në këtë situatë dhe nuk mund të shkojë zbatueshmëria deri në çdo qelizë. Puna duhet të bëhet e gjitha bashkë. Në një kohë kaq të shkurtër zuri në befasi vendet më të zhvilluara. Po e thua për cinizëm. Pse nuk funksionoi në SHBA, Itali, Francë, Spanjë, Gjermani”, tha Çuçi.