Flash News

KRYESORE

Zheji: Rama mediton dorëheqjen. Tre data të mundshme të largimit

Zheji: Rama mediton dorëheqjen. Tre data të mundshme të largimit

Analisti Artur Zheji, duke iu referuar informacioneve të tij, u shpreh se Rama eshte duke menduar një dorëheqje të butë, që mund të ndodhë në ditët në vijim. Zheji, e bazoi argumentin e tij edhe në fjalimin e Bashës, i cili sipas tij, la të kuptohet se ka arritur diçka të madhe.

“Protesta është shume me masive nga tubimet e kaluara dhe u duk sikur ka një çlirim te këndshëm. Shikoni, Basha ka agresivitet në fjalor, por portreti i tij tregon se diçka e madhe është arritur këto orë. Jam ne faze perceptimi, do dëgjojmë në orët në vijim”, deklaroi Zheji. “Disa mesazhe më thonë se ikën me 25, një tjetër lë postin me 27 qershor ose më 30. Nuk do jetë një blof i Edi Ramës”.

Në të njëjtën linjë me Zhejin eshte edhe gazetarja Sonila Meço, që pohoi se protesta e sotme ishte më paqësore së tetë tubimet e kaluara kombëtare të opozitës së bashkuar.

Të fundit