Flash News

KRYESORE

Zheji: Rama në vështirësi, Gjermania ende nuk ka mbaruar punë me të

Zheji: Rama në vështirësi, Gjermania ende nuk ka mbaruar

Analisti Artur Zheji mendon se Gjermania ende nuk ka mbaruar punë me kryeministrin Edi Rama, i cili tani është më në vështirësi se kurrë.

“Frika e botimeve të reja te Bildt e bën të shpejtojë dhe “përbetimi” i gazetarit Peter Tiede, fyer dhe sulmuar si askush, sigurisht e bën të ndihet fare keq Km-në.

Artikujt e tij, thjesht po presin radhën e botimit dhe si një mallkim për Km-në, janë të zeza sterrë, në cilësimin mafioz, që i bëjnë qeverisjes së deritashme, të këtij individi aventurier, që mashtroi ose joshi, deri para pak kohe, shumicën e klasës politike shqiptare…

Porse “Gjermania ska mbyllur ende llogarinë” me Km-në, mbështetja që erdhi nga Johann David Wadephul, për dekretin e Metës, është vetëm “mbështetje”, për forcat e Paqes në Shqipëri dhe një goditje e madhe për biznesin e luftës politike, në këtë vend edhe të bekuar edhe të mallkuar njëkohësisht…”, shkroi Zheji në 360 Gradë.

Të fundit