Flash News

KRYESORE

Zhurma në klubet e natës mund të shkaktojë humbje dëgjimi

Zhurma në klubet e natës mund të shkaktojë humbje

Organizata Botërore e Shëndetësisë dëshiron të kufizojë nivelin e zhurmës në klubet e natës në mënyrë që të parandalohet humbja e dëgjimit tek frekuentuesit e këtyre vendeve.

Organizata me bazë në Gjenevë tashmë ofron udhëzime zyrtare për vendet publike, por ato nuk janë zbatuar gjerësisht.

Si rezultat, zhurma në disa vende arrin më shumë se 110 decibel, niveli i barasvlershëm i zhurmës së sharrës elektrike.

Rreth 466 milionë njerëz në botë kanë humbur dëgjimin, nga 360 milionë në vitin 2010. Kjo shifër pritet të dyfishohet në 900 milionë, deri në vitin 2050.

Të fundit