Flash News

KRYESORE

Zhvendosni gjendjen civile brenda 28 korrikut, më pas mund të gjobiteni

Zhvendosni gjendjen civile brenda 28 korrikut, më pas mund të

Nëse keni ndërruar banesën dhe nuk jeni regjistruar në gjendjen civile përkatëse është momenti të nxitoni, pasi nëse nuk e realizoni këtë zhvendosje brenda 28 korrikut mund të gjobiteni.

Vetëm 17 ditë kanë mbetur nga afati që Ministria e Brendshme ka vendosur për qytetarët që të bëjnë zhvendosjen e gjendjes civile ne zonën apo qytetin ku jetojnë, pa kryer ndonjë pagesë. Pas 28 korrikut qytetaret qe nuk përputhin vendbanimin me gjenden civile do të gjobiten me 10 mijë lekë. Kjo vlerë do të vilet në momentin më të parë kur banori te kërkoje çertifikatë apo vërtetim lagje. Por gjoba nuk është penaliteti i vetëm për qytetarët që nuk zbatojnë ligjin.  Ata do të kenë probleme me shërbimet si zyrat e gjendjes civile, me kartat e parkimit që do të vihen në funksion, por edhe me regjistrimin e fëmijëve në kopshte e shkolla.

Drejtori Bledar Doracaj tregon për TVSH, procedurat që i duhen qytetarëve për të kryer zhvendosjen. “Kontratë qeraje, çertifikatë pronësie, kontratë sipërmarrjeje apo çdo lloj dokumenti tjetër dhe kopjen e kartës së identitetit .Me njërin nga këto dokumente, paraqitesh pranë sporteleve të Gjendjes Civile aty ku ti do shkosh jo aty ku je. Po perëndon koha kur shteti se dinte ku i ka shtetasit e vet”, tha Doracaj.

Pjesë e këtij ligji janë edhe qeraxhinjtë të cilët ndërrojnë shpesh banesa, të cilëve do tu duhet që gjithmonë brenda afatit një mujor të kryejnë edhe zhvendosjen.

“Vetëm një muaj e ka të përcaktuar ligji dhe besoj është një periudhë e mjaftueshme për çdo qytetar në momentin që ai zhvendoset nga një banesë në një banesë tjetër, nga një adresë në një adresë tjetër. Studentët kanë një kontratë me drejtorinë atje, edhe ai është një dokument ligjor për tu çuar në një zyrë shteti dhe me një kopje të kartës së identitetit mund të paraqiten pranë zyrave të gjendjes civile”, shpjegoi ai.

Edhe pse jemi në limitet e kohës, shumë qytetarë nuk e kanë plotësuar formularin që grupet në terren u japin banorëve për të vendosur të dhënat e tyre.

“Një numër qytetarësh të cilët nuk i kanë plotësuar ose nuk kanë pasur mundësi që operatorët tanë të mund ti mbledhin këto formularë gjë e cila do të vazhdoje në ditët në vijim për ta kompletuar”, tha Doracaj.

Ai thotë se do të shpërndajë një urdhër që deri më datën 28 korrik sportelet e gjendjes civile të jenë të hapura edhe në fundjavë, për ti shërbyer atyre qytetarëve që janë në marrëdhënie pune.

Të fundit