Flash News

KRYESORE

Zv/kryeministri Braçe: Koncesioni i rrugës Milot – Balldre është anuluar

Zv/kryeministri Braçe: Koncesioni i rrugës Milot – Balldre

Zëvendëskryeministri Erion Braçe deklaroi se koncesioni i rrugës Milot-Balldre është anuluar nga qeveria, pasi kompania nuk iu përgjigj dot kontratës.

Deklarata e tij u bë në emisionin “Provokacja”, ndërsa po pyetej për kërkesat e bëra nga PD-ja për anulimin e PPP-ve (Partneriteti Publik Privat) dhe rreth 150 milionë dollarë nga këto kontrata t’u shpërndahen të prekurve nga tërmeti.

“E ka thënë Kryeministri dhe s’dua të bie në përsëritje… kemi bërë PPP e kontrollit shëndetësor (check up). Ta anulojmë ne këtë që tek privati njerëzit e të paguajnë 340 euro. Për mua është shërbim i domosdoshëm që qytetarët duhet ta marrin falas. Kë të anulojmë PPP e sterilizimit të pajisjeve mjekësore? A e dini sa ishte numri i infeksioneve? Si do ta bëjmë të kthehemi tek bisturitë e vjetra. Po hemodializa? Si t’ia bëjmë t’i lëmë njerëzit pa bërë dializën?!

Për çfarë po bëhet zhurma? Milot-Balldre nuk do të bëhet! Kompania nuk i përgjigjet dot kontratës. Pse e stisin për çfarë po e thonë tani? Kemi deklaruar prej 1 muaji që kjo s’do bëhet…pse po bërtasin për Milot-Balldre”, tha Braçe.

Të fundit