Flash News

KRYESORE

Zv/ministri Shkreli foli për ‘sulm kibernetik’, vajza në ‘Facebook’: Në Tiranë janë fshirë vendet e memories time

Zv/ministri Shkreli foli për ‘sulm kibernetik’, vajza në

Zv/ministri i Infrastrukturës, Artan Shkreli reagoi sot për të sqaruar ndjekësit e tij në ‘Facebook’ se kishte rënë pre e një sulmi kibernetik, ku ndër të tjera, autorët i kishin publikuar një reagim kundër projektit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për ndërtimin e një rruge në zonën e Gardës së Republikës.

Duke e quajtur projektin një maskarallëk, në profilin e Shkrelit thuhej se kjo do i hapte rrugë ndërtimeve në zonën e liqenit artificial. Por ndonëse zv/ministri u kujdes që të sqaronte me shpejtësi se nuk kishte asgjë kundër projekteve të kryebashkiakut, në të njëjtën linjë nuk është vajza e tij, Ana Shkreli.

Ajo ka publikuar po në ‘Facebook’ një status të gjatë ku flet se si në Tiranë i janë fshirë të gjitha vendet e memories

Duke u kujdesur që të mos përmend emra për ‘fajtorët’, Ana Shkreli shkruan ndër të tjera: “Sigurisht unë jam asgjë për historinë e Tiranës, megjithatë në rrafsh njerëzor ndjehem se kam humbur një betejë personale tek ec në një qytet ku paçka sforcove të her pas hershme shumë vjecare s’kam mundur të ruaj asgjë që dua. Nuk e di kush ka zhgënjyer kë.”

Reagimi i plotë i Ana Shkrelit:

Kam ardh e kam ik disa here nga ky qytet. Per here te pare kam ardhur ne moshen 7 vjecare, ne nje qytet qe nuk e kam dashur, nje qytet brutal dhe agresiv. Me kohen nisa te zbuloja gjurme butesie ne te, nga ato qe mund t'i flisnin mendjes se nje femije qe kerkon te pervetesoje hapesiren ku i duhet te jetoje. Pershembull, rrapi perpara Galerise se Arteve, me nje kurore madheshtore. Perspektiva e Dajtit qe mbyllte shume rruge. Haloret e medhenj te Sheshit Skenderbej, Muzeu i Shkencave Natyrore 'Sabiha Kasimati'. Apo nje rrap tjeter jashte Parlamentit, i zgavruar bukur mbi mesin e lartesise se tij. Doja te besoja se ne te jetonte Bufi i madh i qytetit, nje lloj patroni, kafshe totem qe s’vdes kurre por humbet sysh per aq kohe sa qyteti e humb lidhjen me vetveten per tu rishfaqur pastaj serish ne kohe me te urta. Ne shume femije me te cilet kam folur kam hasur te njejtin imagjinar. Them ka qene, sepse sot zbulova qe e kane prere.

Pastaj kam ikur nje here te dyte, nje here te trete per tu kthyer prap ne Tirane dhe per te pare sesi jane fshire vendet e memories sime, godina, peme, mehalla te tera, atmosfere mbi te gjitha, ato pak vende identitare qe me sforco me kandisen ta doja disi kete qytet. Sigurisht une jam asgje per historine e Tiranes, megjithate ne rrafsh njerezor ndjehem se kam humbur nje beteje personale tek ec ne nje qytet ku packa sforcove te her pas hershme shume vjecare s’kam mundur te ruaj asgje qe dua. Nuk e di kush ka zhgenjyer ke.

Reagimi i parë i Artan Shkrelit:

Maskarallëku i radhës... iku edhe një copë nga gjelbërimi i Tiranës, buzë liqenit artificial. Një rrugë e cila legjitimon ndërtimet në një nga zonat më sensistive të kryeqytetit. Zgjohuni njerëz!

Reagimi i dytë i Artan Shkrelit:

Miq, ju kerkoj ndjesë për postime që mund të vijnë nga adresa ime e fb, pasi jam hackeruar. Është e dyta herë që ndodh brenda një harku të shkurtër kohe. Mos konsideroni asnjë postim të pas orës 15.00. Ndërkohë po përpiqem të rregulloj situatën që siç duket nuk është dhe aq e thjeshtë. Flm për mirëkuptimin.

Të fundit