Flash News

KRYESORE

Zyra e Bashkimit Europian thirrje shqiptarëve: Të gjithë në dritare sot në orën 20:00

Zyra e Bashkimit Europian në Tiranë ka ftuar të gjithë qytetarët shqiptarë që të dalin sot në orën 20:00 në dritare apo në ballkonet e shtëpive të tyre për të duartrokitur. Kjo nismë vjen si një mbështetje për ata që janë në vijën e parë të luftës me koronavirusin, si mjekët, infermierët, profesionistët e kujdesit shëndetësor, zjarrfikësit, policët etj. Në postimin e  Zyrës së Europës në Tiranë, u kërkohet shqiptarëve që të bëhen pjesë e kësaj nisme. Kujtojmë se edhe disa herë ka pasur nisma të ngjashme në Tiranë, por për hir të së vërtetës nuk kanë qenë shumë masive. Shpresojmë që sonte, të jemi më “entuziastë”, sepse përveçse japim mirënjohjen për gjithë ata që janë në vijën e parë të luftës, i japim kënaqësi dhe vetes teksa ndajmë emocionin e përbashkët me komshinjtë nga dritarja në dritare e me gjithë bashkëqytetarët e lajes dhe qytetit.

Të fundit