Flash News

KRYESORE

+18/ Dalin pamjet nga kamerat e sigurisë, si u vra shqiptari në burgun grek

+18/ Dalin pamjet nga kamerat e sigurisë, si u vra shqiptari në burgun

Në janar të këtij viti, një shqiptar u vra në burgun Koridhalos në Athinë.

Mediat greke raportuan se Albert Bako u vra gjatë një përleshje me një grup të dënuarish në ambientet e burgut.

Dy muaj pas ngjarjes, mediat greke kanë publikuar pamjet e referuara nga kamerat e sigurisë së burgut.

Nga pamjet, shihet qartë se si shqiptari është qëlluar shumë herë me thikë nga dy persona, ndërsa gardianët nuk ndërhyjnë në asnjë moment për të shpëtuar shqiptarin.

Pas disa momentesh, ai nxirret i pajetë me barelë i mbuluar në gjak.

Kujtojmë se Bako në 2014-ën akuzohej se plagosi 14 persona në një lokal në Pire, si dhe urdhëroi dy shqiptarë të vrisnin avokatin grek , Mihalis Zafiropulos.

Të fundit