Flash News

KRYESORE

28 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit, shkon në 361 numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri

28 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit, shkon në 361

28 raste të reja me Covid-19 i shtohen numrit të të infektuarve në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale ka bërë përditësimin për informacionet e fundit mbi situatën me Covid-19 në vend.

Në total numri i të infektuarve në vend ka shkuar në 361. Të shëruar në 24 orë janë 5 persona të tjerë.

Drejtoresha e ISHP-së Albana Fico deklaroi se mes personave të fundit të prekur është edhe një fëmijë.

Harta zgjerohet në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Shkodër. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 174 raste

– Durrës 36 raste

– Lushnje 5 raste

– Elbasan 10 raste

– Fier 25 raste

– Kavajë 8 raste

– Rrogozhinë 4 raste

– Korçë 16 raste

– Vlorë 5 raste

– Shkodër 38 raste

– Lezhë 14 raste

– Berat 1 rast

– Has 9 raste

– Krujë 5 raste

– Tropojë 4 raste

– Pukë 4 raste

– Mirditë 3 raste

'Kjo rritje e numrit të rasteve në Shkodër dhe Tiranë tregon edhe njëherë mos respektimin e distancimit social dhe masave të kontrollit të infeksionit që Ministria e Shëndetësisë vijon të rekomandojë çdo ditë ne komunikimet publike', theksoi Fico.

Në spitalin infektiv ka ndërruar jetë mbrëmë një tjetër paciente e konfirmuar me COVID-19 duke e çuar në 20 numrin e viktimave.

Kujtojmë se një ditë më parë u konfirmuan 29 raste të reja me COVID-19.

Të fundit