Flash News

KRYESORE

29 mijë qytetarë u larguan nga Kosova brenda një viti

29 mijë qytetarë u larguan nga Kosova brenda një viti

Nga Kosova brenda një periudhe 1 vjeçare u larguan 29 mijë qytetarë drejt vendeve të Bashkimit  Evropian. Agjencia e Statistikave të Kosovës raporton se numri më i madh i tyre ka emigruar në mënyrë legale, por nuk kanë munguar as largimet ilegale.

Sipas raportit “Popullsia e Kosovës 2018”, thuhet se pavarësisht shtimit natyror pozitiv të popullsisë me 18,562 banorë, për shkak të emigrimeve, numri i përgjithshëm i popullatës në Kosovë për vitin 2018 ka shënuar rënie, shkruan Rel.

Popullsia rezidente e Kosovës, për periudhën 01 janar–31 dhjetor 2018 u zvogëlua për 2,840 banorë apo me 0.16 për qind. Numri i popullsisë në Kosovë për vitin 2018, vlerësohet të ishte 1,795,666 banorë rezidentë.

Sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile, rritja e numrit të qytetarëve që po braktisin Kosovën vjen si pasojë e zhgënjimit të tyre me gjendjen politike dhe lidershipin vendor.

Në Kosovë, shkalla e papunësisë në vend sipas shifrave zyrtare, është 26.9 për qind. Mungesa e perspektivës dhe problemet e ekonomike kanë bërë që shumë të rinj të vendosin që të largohen drejt vendeve të BE-së për një jetë më të mirë. Kjo kërkon reagim nga institucionet kosovare, në mënyrë që t’i japin fund largimit të forcës punëtore.

Të fundit