Flash News

KRYESORE

32-vjeçari i zhdukur prej ditësh, familjarët: Kemi pasur një telefonatë anonime nga Mali i Zi

32-vjeçari i zhdukur prej ditësh, familjarët: Kemi pasur

Ksandros Imeraj është zhdukur në mënyrë të mistershme disa ditë më parë, pasi ishte nisur drejt Italisë.

Ndonëse po kërkohet për 32 vjeçarin, deri më tani policia nuk ka mundur të gjejë asnjë gjurmë të tij.  Familjarët kanë nisur vetë kërkimet nga ajri e deti, pas një telefonate që dyshohet të këtë bërë 32-vjeçari në Mal të Zi.

Gazetari i Vlorës Enrik Mehmeti, raporton për News 24 ka komunikuar me  familjarët e tij, të cilët janë të bindur se Ksandros Imeraj, i njohur si Sandro, ka telefonuar autoritetet në Mal të Zi për t’i kërkuar ndihmë.

“Kemi pasur një telefonatë anonime nga Mali i Zi. Na njoftuan se i afërmi ynë Sandos Imeraj 32 vjeç ka njoftuar policinë malazeze se ndodhej në det të hapur dhe se kërkonte ndihmë. Autoritetet atje kanë sinjalizuar ehe portin e Durrësit, por nuk kemi asnjë informacion”,- shprehen familjarët.

Kujtojmë që një ditë më parë në Mal të Zi u gjet motori i ujit me të cilin udhëtonte i riu. Ndërsa familjarët apelojnë që autoritetet shqiptare të thellojnë komunikimin me fqinjët malazezë, me qëllim që edhe ata të kërkojnë për të.

Të fundit