Flash News

KRYESORE

7 gola në një ndeshje, Leverkusen-Dortmund është vitrina e Bundesligës

7 gola në një ndeshje, Leverkusen-Dortmund është vitrina e

Gola, polemika, spektakël, VAR dhe aksione pafund. Kjo ishte ndeshja e sotme e Bundesligës, Bayer Leverkusen - Borussia Dortmund. Fituesit qenë "Aspirinat" me rezultatin 4-3 dhe madje me përmbysje.

Fillimisht ishte sulmuesi Volland ai i cili kaloi në avantazh Leverkusenin (20′), por Dortmund përmbysi gjithçka shumë shpejt dhe u duk se mori frenat e lojës. Hummels (22′) dhe Emre Can (33′) shënuan dy golat e përmbysjes, para se kapiteni Volland të shënonte sërish për vendësit.

Pjesa e parë u mbyll 2-2. 45 minutat e dyta patën po aq ritëm sa e para, madje edhe më shumë. Te Borussia sulmuesit nuk ishin në formë, me përjashtim të Sanchos, kështu që goli erdhi nga defensiva. Mbrojtësi Guerrero kaloi në avantazh të tijët në minutën e 65-të dhe... 2-3!

Të gjitha detajet flisnin për verdhezinjtë, por në fund ndodhi mrekullia e "Aspirinave". Bailey dhe Bender shënuan dy gola brenda dy minutash (81′, 82′) dhe bënë një përmbysje për të mos u harruar kurrë.

Kjo është Bundesliga!

Të fundit