Flash News

KRYESORE

A do ta zëvendësojnë amerikanët opozitën?/ Ish ministri jep përgjigjen dhe radhit 3 arsye

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar ndaj një teze e cila, sipas tij, ‘artikulohet nga zëdhënia qeveritare’. Teza ka të bëjë me zëvendësimin nga amerikanët të opozitës legjitime me opozitën e re që është në parlament.

Në  një postim në facebook, Manjani shkruan se ka zëra që thonë se pikërisht për këtë qëllim ‘Rama do bëjë një reformë zgjedhore me opozitën e re, pra me Ralf Hajdarin &co’.

Sipas ish ministrit, kjo tezë, e cila fatkeqësisht artikulohet nga njerëz që marrin hapësirën mediatike, nuk meriton vëmendje.

Manjani jep 3 arsye përse një gjë e tillë nuk ka gjasa të ndodhë.

“Le të ngremë disa pyetje për ta zbërthyer më mirë:

  1. Ja ta zëmë se e bënë edhe reformën zgjedhore, si do shfaroset opozita ekzistuese legjitime?! Me Kod zgjedhor?! Po votat e të paktën gjysmës së votuesve si do ti shfarosë ky kodi?!
  2. Vërtetë trutharët mendojnë se ata që luajnë rolin e opozitës në atë pisllëk parlament vlejnë ndonjë votë?! Ndonjë lek nga qeveria edhe vlejnë, por votë jo.
  3. Ja ta zëmë se u shfaros nga faqa e dheut opozita, a u zgjidh problemi i Shqipërisë?! Deri më sot kishim mësuar që problemi gjithnjë është qeveria, por trutharëve ju del opozita....

Fundi i kësaj historie është krejt i thjeshtë: si të duan ta bëjnë ligjin, ku të duan ti numërojnë votat, sa të duan polic e gaz lotsjellës të hedhin, ti mbledhin të gjithë të fortët e rajonit po të duan, kur të duan ta lenë datën e zgjedhjeve, pikërisht atë ditë janë të mbaruar!

Janë të mbaruar rilindasit dhe opozitarucët e tyre FAKE!”, shkruan Manjani.

Të fundit