Flash News

KRYESORE

A është e frymëzuar nga Rama? Mara pranoi mandatin si deputete por ende nuk po sillet si e tillë

Aurora Mara është opozitarja më e re parlamentare  e cila përfaqëson qarkun e Dibrës si deputete e LSI-së. Por siç edhe reflektohet në sjelljen, pamjen dhe ecjen e saj: ende nuk e ka marrë seriozisht këtë punë.

Vetëm tre javët e fundit, Aurora është shfaqur në parlament sportive dhe me flokët topuz. Deputetet veç të tjerave kanë dhe një kod veshjeje dhe Mara e shkel këtë kod nga "koka te këmbët". Me atlete dhe me pantallona të gjëra që ndryshe quhen dhe "çitjane" Aurora si duket është frymëzuar nga kryeministri Rama.

Deputetja e LSI-së është parë me të njëjtat rroba, disa herë të cilave iu bën kombinime të ndryshme. Ndërkohë që flokëve nuk iu kushton aspak rëndësi.

Sigurisht që deputetët nuk zgjidhen as për bukuri as për veshje. Por Marën nuk e kemi dëgjuar as të artikulojë problematika, as të propozojë alternativa dhe as të jetë faktor i opozitës. Por edhe nëse do e bëjë në të ardhmen, sërish nuk justifikohet as për atletet, as për çitjanet.

Fotot nga fotoreporterja e Politiko, Jona Kazani @f_photoreporter

[caption id="attachment_268674" align="alignnone" width="1280"] Aurora Mara, 3 prill 2019[/caption]

[caption id="attachment_268678" align="alignnone" width="1576"] Aurora Mara, 11 prill 2019[/caption]

[caption id="attachment_268679" align="alignnone" width="972"] Aurora Mara, sot në parlament. 18 prill 2019[/caption]

[caption id="attachment_268680" align="alignnone" width="1068"] Aurora Mara, sot në parlament. 18 prill 2019[/caption]

[caption id="attachment_268681" align="alignnone" width="2048"] Aurora Mara, sot në parlament. 18 prill 2019[/caption]

Të fundit