A jeni penduar që i cilësove protestuesit për teatrin ‘trushpëlarë’? Spiropali: Aspak, u them nga mëngjesi në darkë

Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali duket se nuk është penduar aspak pasi i cilësoi protestuesit për teatrin ‘trushpëlarë’ gjatë një seance në parlament.

E pyetur mbi këtë deklaratë që ngjalli mjaft indinjatë, Spiropali tha në A2 se nuk është penduar, madje i cilëson të tillë nga mëngjesi në darkë pasi sipas saj protestat janë të stisura.

“Trushpëlarë’ gjithë ditën, nga mëngjesi në darkë ata që dalin në ato foltore të improvizuara, nxjerrin lista me këshilltarë bashkiakë dhe thonë poshtërojini emër për emër, një tjetër thotë tërhiqini zvarrë, tjetra thotë kafshojini veshin, një aktor periferik thotë të shpërndahet parlamenti, kjo është qartazi një indinjatë e stisur”, tha Spiropali.