Flash News

KRYESORE

Administratori i kampit Al Hol: Mjafton që ministria e Jashtme të na kontaktojë, e tërheqin fëmijët

Administratori i kampit Al Hol: Mjafton që ministria e Jashtme të na

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha se qeveria shqiptare po punon që të risjellë në Shqipëri edhe fëmijët e tjerë të ngelur në Siri. Ai e paraqiti këtë nismë si mjaft të vështirë, ndërkohë që shtoi se duhet të ndërtohen kanalet e duhura, që operacioni të kryhet me sukses.

Por për administratorët e kampit Al Hol në Siri, ku qëndrojnë ish luftëtarë të Shtetit Islamik, bashkë me familjet e tyre, procedurat janë të thjeshta.  Për A2, një prej tyre tha se mjafton që Ministria e Jashtme e një shteti të kontaktojë, e ata nisin procedurat për lëshimin e të gjithë personave nga kanë prejardhjen.

“Në kampin e Al Holit, në pjesën e ish-luftëtarëve të huaj ndodhen 10 mijë persona aktualisht. Do të ishte një shumë mirë nëse shtetet nga të cilat ata kanë prejardhjen, të bënin riatdhesimin e tyre pasi, mund të themi që kjo pjesë e kampit është tej mase e radikalizuar. Ne e kemi shumë të vështirë rehabilitimin total të tyre, pasi kemi bërë çdo gjë deri më tani.

Nëse ndonjë nga këto shtete, do të kërkonte të tërhiqte shtetasit e tyre do të duhej që ministritë e Punëve të Jashtme të kontaktojnë me administruesit e kampit dhe të koordinoheshin me ta për të riatdhesuar këdo”, u shpreh një prej administratorëve të kampit famëkeq për televizionin A2.

Të fundit