Flash News

KRYESORE

Agron Shehaj përplaset në Jalë me kryeinspektorin: U keni marrë shpirtin njerëzve. Jeni hajdutë

Agron Shehaj përplaset në Jalë me kryeinspektorin: U keni

Deputeti i PD-së, Agron Shehaj ndodhet në Jalë që prej mëngjesit të sotëm ku ka dalë në krah të banorëve të cilëve po u shkatërrohen banesat dhe bizneset. I shoqëruar nga kolegia Nada Meçorapaj, Shehaj ka patur një përplasje edhe me kryeinspektorin e IKMT-së në Vlorë, Fatmir Meta.

"Ju keni marrë shpirtin njerëzve. E bëni për paratë. Vini si hajdutë këtu. Jeni hajdutë dhe shembni shtëpi", iu drejtua Shehaj kryeinspektorit.

Meta ka debatuar me deputetin demokrat dhe i ka thënë: "Hajdut je ti, hajdut brez pas brezi. Nuk më tregon ti hajdutin. Vini për politikë këtu ju. Politikën bëjeni andej se ju e keni katandisur këtë vend kështu.”

IKMT ka vendosur të shkatërrojë disa godina pa leje në fshatin turistik, ndërkohë që disa familje pretendojnë se nuk janë lajmëruar për një vendim tillë, por ka edhe raste kur akuzojnë zyrtarë të lartë se kanë falsifikuar dokumentat e pronave të tyre.

Ndërkohë, pak metra larg vendit ku ndodh ngjarja, një biznesmeni i është dhënë leja për të zgjeruar resorin e tij, madje duke gërryer edhe malin.

Banorja e revoltuar denoncon nga Jala: Më kërkuan 150 mijë euro për legalizimin e shtëpisë

“Edi Rama, ti nuk je Jezu Krishti, je ISIS. Të na kishe hedhur bomba si Milosheviçi”, banorët në Jalë të pafuqishëm përballë IKMT

Të fundit