Flash News

KRYESORE

Akoma nën hetim, Tahiri i përkushtohet palestrës

Pas postimit të fotos së festës në ditëlindjen e djalit të tij, ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri është parë duke dalë nga një palestër në zonën e Liqenit Artificial, ku ka edhe një kompleks pishinash.

Në foton e siguruar nga “Panorama plus”, Tahiri shfaqet me një çantë sportive, teksa lëviz në këmbë drejt makinës së tij.

Kujtojmë se ish-ministri i brendshëm është në një proces hetimi, si i dyshuar për pjesëmarrjen në grupin e trafikut të lëndëve narkotike të Habilajve, të kapur në Itali. Vetë Tahiri e ka mohuar vazhdimisht përfshirjen e tij në këtë aferë, por partia e tij, e ka larguar nga funksionet e rëndësishme, për të qenë i lirë në proceset hetimore të organeve të drejtësisë.

Të fundit