Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Aktive prej disa ditësh, shirat e dendura 'u japin fund' vatrave të zjarrit në qarqet Lezhë, Fier, Elbasan e Vlorë
Rreshjet e mëdha të shiut të rëna mëngjesin e sotëm kanë ndihmuar në shuarjeve e vatrave të zjarrit që prej ditësh digjnin pyjet e Shqipërisë nga veriu në jug. Përmes një njoftimi, Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se disa prej vatrave aktive të zjarreve në vend, kryesisht ato problematiket në qarqet e Lezhës, Fierit, Elbasanit, Vlorës, janë shuar.
Qendra Kombëtare e Emergjencave Civile njofton se zjarri i rënë në vendin e quajtur “Godull”, masivi pyjor Seman, në bashkinë Fier është shuar.
Megjithatë vijojnë të jenë ende në terren janë forcat zjarrfikëse, të cilat po inspektojnë për të eliminuar çdo lloj mbetjeje zjarri që mund të shkaktojë rindezje të tij.
Kryesisht verifikimet po kryhen në ato vende ku ka patur mbetje të drurëve të pishave, të rënë nën ndikimin e kushteve atmosferike në vite, të cilat mund të kenë brenda tyre element zjarri.
Nga ana tjetër po kryhen edhe verifikimet lidhur me shkallën e dëmit nga zjarri. Paraprakisht mendohet se ai ka përfshirë rreth 140 hektarë shkurre dhe pjesë nën kurorë të pishave, duke mos prekur dhe dëmtuar kurorën e tyre.