Flash News

KRYESORE

Albana Osmani konfirmon largimin nga Top Channel: I jam mirënjohëse vetëm Perëndisë

Lajmet mbi largimin e Albana Osmanit nga Top Channel kanë qenë të vërteta. Këtë gjë e konfirmoi vetë moderatorja. "Prive" ishte e para që nxori lajmin se për shkak se moderatores nuk i ishte lënë asnjë projekt në Top Media, ajo vendosi të dorëhiqet. Gjithashtu dhe fushata "Ti je një luledielli" nuk po përkrahej më nga gjiganti mediatik dhe këto ishin arsye të mjaftueshme për moderatoren për të mos vazhduar më aty.

Përmes disa postimeve në Instastory, fansat e pyetën pse ajo nuk ishte në koncert dhe Albana u përgjigj duke thënë:

“I uroj shumë suksese. Histori e shkruar. Platforma që mblodhi bashkë të gjithë shqiptarët! Gëzohem që isha një dritë e llambës së madhe që foli shqip kudo. Suksese me tej.”

Ndërkohë, ka folur dhe për projektet e reja, e cila si duket ende është në fazë shqyrtimi:

“Po shqyrtoj propozimet, dhe ato që kam propozuar.”

 

Të fundit