Flash News

KRYESORE

Alibeaj këshillon Metën: Nëse shkarkohet, të shpërndajë parlamentin

Alibeaj këshillon Metën: Nëse shkarkohet, të

Ish deputetit i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi se nëse mazhoranca do të përpiqet që të shkarkojë presidentin, atëherë ai duhet të shpërndajë parlamentin. Alibeaj shtoi se Kuvendi i Shqipërisë sot është ilegjitim.

“Akti i fundit është ky që presidenti kërkoi në mënyrë zyrtare listën e plotë të deputetëve , që sot militojnë brenda kuvendit të Shqipërisë. Kushtetuat nuk zëvendëson në bllok deputetë. Këta nuk janë njerëz të votuar nga publikun. Mirë a po keq, ishim ne që dolëm përballë publikut. Presidenti mendon që do të duhet të ndërmarrë një akt të fortë ndaj publikut. A kemi sot në një Kuvend që të ketë dalë nga një proces i rregullt, ku shqiptarët të kenë shprehur vullnetin, unë besoj që jo dhe presidenti është shprehur për këtë rast. Në një konkluzion mund të arrijmë, nuk është legjitim në të gjithë konturin e tij.”, tha Alibeaj në emisionin “Kjo Javë” në Neës 24.

Ai u shpreh se në vend po përjetohet këto ditë një aksion agresiv nga ana e maxhorancës.

“I fundit që ka mbetur pa rënë është presidenti. Në këto kushte, nëse është e dukshme se etja dhe uria për të gllabëruar edhe copëzën e Republikës, do të duhet të përgjigjesh me të njëjtën monedhë. Presidenti duhet ti përgjigjet duke ushtruar të gjitha kompetencat. Nëse e shkarkojnë, të shpërndajë Parlamentin.”, përfundoi ai.

Të fundit