Flash News

KRYESORE

Ambasada e SHBA-së: Gjyqtarët me rrogë vjetore 10 mijë $, por deklarojnë qindra mijëra

Ambasada e SHBA-së tregon abuzimet që gjyqtarët shqiptarë kanë bërë duke ushtruar detyrën e tyre. Me anë të një videoje ilustruese të publikuar në faqen e Facebook-ut, ky institucion paraqet problematikën serioze, në të cilën ndodhet gjyqësori në vend.

Kështu, ndërsa paga e një gjyqtari shqiptar është 10 mijë euro në vit, 1 në 3 nga ata kanë deklaruar të ardhura mbi 250 mijë euro. Disa madje deklarojnë edhe miliona dollarë.

Gjithashtu ambasada e SHBA-së njofton se për t’iu kundërvënë korrupsionit, USAID po instalon pika informacioni elektronik gjatë viteve 2019 dhe 2020.

Të fundit