Flash News

KRYESORE

Ambasada e SHBA-së në ceremoninë e diplomimit te “Juridiku”: Korrupsioni kudo, por ne afër jush

I ngarkuari me Punë Dan Koski u tha të sapodiplomuarve për drejtësi në ceremoninë e diplomimit të Fakultetit Juridik të Tiranës, se ata nuk kanë për të pasur një punë të lehtë, pasi korrupsioni është kudo, porse gjithnjë do të kenë pranë SHBA-në.

“Shpresoj të jeni faktorë ndryshimi për forcimin e integritetit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Por, dijeni, se puna juaj nuk do jetë e lehtë. Korrupsioni është gjithandej dhe fshihet në vendet më pak të dyshimta. Ju bëj thirrje që të bëheni pjesë e një brezi të ri që kundërshton korrupsionin kudo që ta shihni. Dhe, ju sfidoj që të bëheni të guximshëm. Demaskojeni korrupsionin dhe nxirreni atë në dritë që ta shohin të gjithë.”, tha i ngarkuari me Punë i SHBA gjatë fjalimit.

Koski shtoi se juristët e rinj duhet ta kthejnë veten në mbrojtës të një sistemi etik drejtësie dhe heronj të atyre që ai u shërben.

“Dijeni që Shtetet e Bashkuara gjithmonë do të qëndrojnë me ju për sa kohë ju përkrahni një sistem gjyqësor transparent dhe etik. Mbështetja jonë për atë kauzë dhe për ata që na bashkohen në çuarjen e saj përpara, nuk do të lëkundet kurrë dhe nuk do të dobësohet asnjëherë”.

 

Të fundit