Flash News

KRYESORE

Ambasada italiane zbardh bisedën e Buccit me Lulzim Bashën

Ambasada  italiane zbardh bisedën e Buccit me Lulzim Bashën

Ambasadori i ri i Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci, është takuar mbrëmjen  e sotme me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha.

Detajet e takimit i ka zbardhur vetë ambasada italiane e cila në njoftim thotë se Bucci e ka siguruar Bashën se Italia mbështet rikthimin e dialogut politik mes palëve.

Po ashtu ai e ka uruar Bashën për arritjen e marrëveshjes për Reformën Zgjedhore si dhe ka thënë se bashkëpunimi në vend dhe dialogu konstruktiv do e bëjnë më të zhdërvjellët rrugëtimin në BE.

“Takimi i parë i Ambasadorit Fabrizio Buçi me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Një mundësi e rëndësishme për të theksuar mbështetjen e Italisë në rikthimin e dialogut politik, me urimin për arritjen e një marrëveshjeje për reformën zgjedhore. Javët e ardhshme do të jenë të një rëndësie të veçantë për të ardhmen e Shqipërisë, kur do të vendoset për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE. Një bashkëpunim më i madh në vend dhe një dialog konstruktiv mes të gjitha palëve politike do të bëjnë më të zhdërvjellët rrugëtimin e përafrimit në Bruksel”, shkruhet në njoftimin e ambasadës italiane.

Të fundit