Ambasadorja e Kosovës kërcënohet nga serbët: Nuk jam e frikësuar…

Ambasadorja e Kosovës në OKB, Vlora Çitaku ka publikuar disa mesazhe kërcënuese që ajo ka marrë në rrjetet sociale nga disa qytetarë serbë. Çitaku thotë se nuk ndihet e frikësuar nga këto mesazhe, por i publikon për arsye se janë qesharake.

“Messenger-i im është mbushur me mesazhe të urrejtjes nga fqinjët tanë veriorë. Sigurisht, nuk po i publikoj këto sepse jam e frikësuar, por sepse janë qesharake. Njerëz, vazhdoni jetën. Shjojeni fundjavën”, shkruan Çitaku.

Kundër këtyre kërcënimeve ka reaguar edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili ka kërkuar nga autoritetet serbë që të nisin hetimet.