Analisti shpjegon se përse Rama e ka frikë Kurtin

Analisti Armand Shkullaku mendon se kryeministri Edi Rama frikësohet nga fakti që në Kosovë zgjedhjet i fitoi Albin Kurti.

Dhe kjo sipas tij, sepse shqiptarët e Shqipërisë morën një leksion të mirë.

“I heq Ramës paletat e liderit global. Sa i takon në Shqipëri, prapë ka arsye të mërzitet. Shqiptarët panë shumë mirë se si mund të vihet në pushtet pa banditë, pa kriminelë pa kaseta, pa media të kapura. Është një model që kontraston si dielli me tokën, për ata shqiptarë që kanë ndjekur Albin Kurti dhe ecurinë e tij dhe atë të Edi Ramës, vënë re dallimin tipik midis një lideri të formuar dhe besnik të bindjeve të vetë dhe një lideri që e ka formuar karrierën e tij përmes intrigave, lojërave të vogla politike. Një njeri që nuk ka asnjë parim”, tha Shkullaku në emisionin “Opinion” .