Flash News

KRYESORE

Anulimi i tenderave për rindërditmin e disa shkollave dhe kopshteve në Tiranë: Shkak situata nga Covid-19

Anulimi i tenderave për rindërditmin e disa shkollave dhe kopshteve

Tenderat për rindërtimin e 8 shkollave dhe 2 kopshteve në Tiranë, të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, janë anuluar.

Në listat e shkollave që preken është edhe ajo e “Sami Frashërit”, në të cilën disa ditë më parë u ndërhy nga Bashkia e Tiranës për të bërë shembjen e saj, ndërsa kryebashkiaku Veliaj deklaroi se do të ndërtohej nga e para në plotësim të të gjitha kushteve bashkëkohore.

Ndërkohë, burime nga Bashkia e Tiranës për Politiko sqaruan se procedura e anulimit lidhet me mbylljen e zyrave noteriale për shkak të COVID-19, që ka sjellë mos-plotësimin e dosjeve nga ana e kompanive.

‘Me rihapjen e tenderit me procedurë të përshpejtuar pritet që gjithçka të mbyllet brenda 10 ditësh’, shtuan burimet.

8 shkollat dhe 2 kopshtet që do të rindërtohen

Shkolla 9-vjeçare “Hasan Vogli”

Shkolla 9-vjecare “Mangull”

Shkolla 9-vjecare “Pezë e Vogël”

Ndërtim i shkollës cikli i ulët “Pajan”

Kopshti “Fikas”

Kopshti “Gurrë”

Shkolla e mesme “Sami Frashëri”

Shkolla 9-vjeçare “Qazim Turdiu”

Shkolla 9-vjeçare “Murat Toptani”

Shkolla 9-vjeçare “17-Shkurti”

Të fundit