Flash News

KRYESORE

Arjan Dyrmishi: Korrupsioni dhe krimi i organizuar penguan procesin e integrimit të Shqipërisë në BE

Arjan Dyrmishi: Korrupsioni dhe krimi i organizuar penguan procesin e integrimit

I ftuar në 'Real Story' përballë gazetarit Sokol Balla, eksperti i sigurisë Arjan Dyrmishi deklaroi se korrupsioni dhe krimi i organizuar janë dy faktorët kryesore që pengojnë integrimin e Shqipërisë në BE.

“Kjo është strategji për të thënë se ku jemi me krimin e organizuar dhe terrorizmin. Është një vazhdim tradite, ku parashikohen objektiva dhe tregues që duhet të realizohen. Kemi kryer studime për vitin 2013 deri më 2020. Qëllimi i raportit është që të diskutohet me institucionet, qeverinë dhe të marrë një dimension publik.

Duhet të përfshihen edhe grupet e interesit, që mund të jenë viktimë e grupeve kriminale. Ka pasur plan veprimi, por jo vazhdimesi të strategjisë. Qëllimi ynë ishte të komunikojmë me publikun. Korrupsioni dhe krimi i organizuar penguan procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Diskutimi duhet të jetë më shumë publik sesa policor”, tha Dyrmishi.

Të fundit