Flash News

KRYESORE

Arratisen dy shqiptarë nga burgu i sigurisë së lartë në Itali

Arratisen dy shqiptarë nga burgu i sigurisë së lartë në

Dy të rinj shqiptar, të arrestuar në Itali kanë mundur të arratisen nga burgu i sigurisë së lartë i Carinola-s.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03.00 duke u gdhirë dita e sotme, ndërsa mbeten ende mister rrethanat e largimit të tyre.

Bëhet fjalë për të burgosur Ervis Markja, 26 vjeç dhe Adriatik Gega, 28 vjeç.

Ervis Markja u arrestua në janar 2016 së bashku me dy persona të tjerë, të identifikuar pas një arratisjeje në të cilën kishin sulmuar një makinë policie.

Ai u arrestua në Carinola për marrjen e mallrave të vjedhura dhe rezistimin ndaj një zyrtari publik.

Kurse, Adriatik Gega u arrestua në vitin 2012 në krahinën e Beneventos, si pjesë e një bande të specializuar për grabitje në banesa, bashkë me tre të tjerë.

Ai akuzohej për marrjen e mallrave të vjedhura, rezistencës ndaj zyrtarëve publikë, lëndimeve personale dhe vjedhjes.

Pasi u konstatua mungesa e tyre, autoritetet italiane janë mobilizuar, duke ngritur pika kontrolli, kryesisht nëpër stacionet hekurudhore dhe ato të transportit publik.

Të fundit