Flash News

KRYESORE

“Asnjë kamion i vetëm nuk u kthye nga eksporti”, Rama del blof me deklaratën për sigurinë ushqimore

“Asnjë kamion i vetëm nuk u kthye nga eksporti”, Rama del

Kryeministri Edi Rama siguroi sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS se produktet ushqimore të prodhimit vendas janë të shëndetshme, ndërsa i cilësoi një përpjekje për sensacion denoncimet e kryera në media se në ushqimet që konsumojnë shqiptarët ka abuzime me kimikate.

“Kemi bërë jo pak progres në këtë drejtim, produktet tona bujqësore dalin papërgjegjshmërish në ekranet e TV për të bërë sensacion, por janë plotësisht të shëndetshme.

Në 300 mijë tonë produkte të eksportuara në 2018 në BE asnjë kamion i vetëm nuk është kthyer për shkak të cenimit të standardeve evropiane të sigurisë ushqimore”, tha Rama ndër të tjetra.

Megjithatë, politiko.al sjell në vëmendje se gjatë 2018-ës mediat greke raportuan se në Athinë janë asgjësuar 4.6 ton domate të importuara nga Shqipëria dhe shkak ishte përdorimi mbi normën e lejuar të pesticideve nga fermerët shqiptarë.

Ata sqaronin se dy ngarkesat e ardhura nga Shqipëria janë tërhequr menjëherë nga tregu dhe janë asgjësuar për të mos cenuar shëndetin e konsumatorëve.

 

Të fundit