Flash News

KRYESORE

Atentat gjatë natës në Vlorë, një i vdekur dhe një i plagosur

Atentat gjatë natës në Vlorë, një i vdekur dhe një

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur gjatë orëve të natës së mbrëmshme në Vlorë.

Për pasojë, një person ka gjetur vdekjen dhe një tjetër është plagosur rëndë. Sipas të dhënave të para, nga atentati ka humbur jetën Sotiraq Mëhilli 22 vjeç dhe është dërguar rëndë në spital Eno Mata 32 vjeç. Ngjarja ndodhi rreth orës 01.00 e natës në fshatin Poro, ndërsa dy të rinjtë janë qëlluar teksa udhëtonin me motor.

Paraprakisht, mendohet se shënjestra e atentatit ka qenë Eno Mata, pasi kërkohej në Greqi për vrasjen e avokatit grek Mixaleis Zafeiropoulos, ngjarje e ndodhur në Tetor të vitit 2017 në Athinë.

Nga ana tjetër, në fshatin Bishan është gjetur një makinë tip ‘Benz’ e djegur dhe mendohet se u përket autorëve.

Të fundit