Flash News

KRYESORE

Austria dhuron 600 mijë euro si ndihmë pas tërmetit të 26 nëntorit

Austria dhuron 600 mijë euro si ndihmë pas tërmetit të 26

Edhe Austria i ka ardhur në ndihmë Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit, i cili solli viktima dhe shkatërrime në vend. Shteti austriak dhuron 600 mijë euro për rindërtimin e banesave të shkatërruara.

Marrëveshja për dhurimin e kësaj shume u nënshkrua në Ministrinë e Mbrojtjes nga drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Haki Çako dhe drejtoreshës së zyrës lokale të Agjencisë Austriake Për Zhvillim Simone Ungersböck.

Përfituesit kryesorë të këtij donacioni do të jenë kryesisht baskitë e Durrësit dhe të Tiranës.

Agjencia Austriake për Zhvillim do të monitorojë gjithë procesin e zbatimit të këtij projekti dhe do të informohet në mënyrë të vazhdueshme, direkt në terren për ecurinë e këtij projekti. Projekti ka hyrë në fuqi më datë 01 dhjetor 2019 dhe do të vazhdojë deri më 31 mars 2021.

Të fundit