Flash News

KRYESORE

Babai i Dua Lipës reagon më në fund për marrdhënien mes vajzës tij dhe Rita Orës

Marrëdhënia mes Dua Lipës dhe Rita Orës prej kohësh po diskutohet në mediat shqiptare duke konsideruar një “luftë” mes dy këngëtareve me origjinë shqiptare.

Madje dhe vetë këngëtaret kanë dhënë indikacione gjatë gjithë kohës se nuk e durojnë dot njëra-tjetren. Por babai i Duas si duket është më diplomat dhe nuk bën dot dallime mes bijës së tij dhe Rites.

Familja e Dua Lipës ishte e gjitha e pranishme në ndarjen e çmimeve, madje këngëtarja ngjiti në skenë gjatë çmimit të dytë edhe motrën dhe vëllain e vogël, ndërkohë që i ati, njëkohësisht menaxher i Duas, Dukagjin Lipa ka filmuar dhe ka postuar fjalimet e së bijës, por dhe performancat e artistëve të ftuar, që ishin ndër më të njohurit, si Justin Timberlake, apo Ed Sheeran dhe nuk ka injoruar aspak Rita Orën.

 

Të fundit