Flash News

KRYESORE

Bale luan golf, Zidane acarohet: Ai është i rritur, duhet ta kuptojë!

Bale luan golf, Zidane acarohet: Ai është i rritur, duhet ta

Real Madrid nesër do të presë në "Bernabeu" Espanyolin. Trajneri i ekipit madrilen, Zinedine Zidane, po e pret me padurim sfidën për të rikonfirmuar forcën e "Los Blancos" në kampionat.

Francezi, madje, nuk shqetësohet dhe nuk humb vëmendjen as nga tema si dëmtimi i Eden Hazardit apo fakti që Gareth Bale luan golf, kur duhet të stërvitet për të luajtur futboll.

"Nuk mund të çlodhemi në asnjë ndeshje. Duhet të japim maksimumin. Fatkeqësisht, dëmtimi i Edenit është më i rëndë sesa e kishim menduar. Duam që të rikthehet sa më shpejt. Kjo vlen edhe për Marcelo dhe Bale, gjithashtu të dëmtuar", - u shpreh Zizu.

"Ndihem mirë me lojtarët dhe jam i lumtur. Çdo ditë që kalon e marr si dhuratë, do të jem gjithmonë tifoz i Real Madridit. Pasioni mbetet aty. Bale? Nuk e pengoj dot për të luajtur golf. Ai është mjaft i rritur për ta ditur vetë".

Të fundit