Flash News

KRYESORE

Balla: Deputetët të sjellin problemet e njerëzve në sallë, kam një ftesë për PD-në

Balla: Deputetët të sjellin problemet e njerëzve në

Kreu i Grupit të PS-s, Taulant Balla, ka falënderuar opozitën parlamentare për konsensualitetin e arritur për çështjet madhore. Ai gjithashtu shprehu bindjen se si Shqipëria, ashtu edhe Maqedonia e Veriut do të fillojnë nisjen negociatave me BE-në.

“Të gjithë jemi besimplotë se Shqipëria bashkë me Maqedoninë e Veriut e meriton fillimin bisedimeve për anëtarësim. Kjo nuk është fitore e shumicës, por e partneritetit euroatlantik. Unë vlerësoj edhe rolin e opozitës, në përpjekjet e përbashkëta për të votuar ligjet e fundit të reformës në drejtësi.

Dua tu falënderoj për konsensualitetit për çështjet madhore dhe dua që kjo frymë të vazhdojë edhe për sfidat që na presin përpara. Reforma zgjedhore është kryefjala jo vetëm me ju por edhe me opozitën jashtë parlamentit që u kemi ofruar vendin e saj duke i garantuar Partisë Demokratike si partia më e madhe një karrige për të cilën i kemi garantuar edhe veton. Edhe PD e ka vendin në këtë komision.

Ripërsëris edhe njëherë publikisht çfarë Rama shprehu: Mirëpresim që edhe PD-ja të ushtrojë të drejtën për t’u përfaqësuar në këtë komision për reformën zgjedhore. Kjo do zhvillohet në kuvend. Reforma në drejtësi duhet të implementohet e plotë. Kemi institucione që përcaktohen nga kuvendi e po vijnë afatet.

Do të kemi një javë të dedikuar plotësisht për zgjedhësit. Deputetet duhet që të jenë në zyrat për tu takuar me njerëzit. Do të kemi një seancë të posaçme dedikuar njerëzit. Deputetët të sjellin në sallë të gjitha problemet dedikuar njerëzve. “, tha Balla nga foltorja e kuvendit.

Të fundit