Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Balla gjen fajtorin e kandidimit të Valdrin Pjetrit, nuk është Edi Rama as Tom Doshi
Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla thotë se Ditmir Bushati është fajtor për kandidimin e Valdrin Pjetrit në Shkodër. Për Abc News, Balla nuk vë duart në zjarr për pastërtinë e Agim Kajmakun në Vorë, ndërsa thotë se edhe Ditmir Bushati është përgjegjës kandidimin e Valdrin Pjetrit në Shkodër.
“Ndjesën e kam thënë i pari, padyshim që edhe zoti Bushati apo kushdo tjetër anëtar i Kryesisë së PS-së ka qenë në mbledhjen e Kryesisë së PS-së kur janë diskutuar kandidaturat, në cilësinë e të deleguarit politik për Shkodrën edhe zoti Bushati ka qenë pjesë e propozimit të kandidaturës së zotit Pjetri”, sqaron Balla që ndalet edhe te rasti i Agim Kajmakut, i denoncuar nga PD si i përfshirë në falsifikimin e parave në Greqi.
“Në PS nuk ka një prokurori të përgjithshme që bën verifikime. PS nuk bëhet mburojë, por mbështet verifikimin. Nga ajo që është bërë publike, nuk rezulton të ketë një vendim të formës së prerë që të bëjë fjalë për rastin konkret. Përgjegjësia është personale. Për këtë qëllim ne do të marrim masat”, përfundon Balla.