Flash News

KRYESORE

Banorët e prekur nga tërmeti në Laç: Nuk duan t’ia dinë për romët, strehohemi në kishë

Banorët e prekur nga tërmeti në Laç: Nuk duan t’ia

Banorët e komunitetit rom në Laç janë shprehur se ndihen të diskriminuar nga qeveria pasi janë lënë pa strehim, pa ndihma dhe pa bonus qeraje.

Në një bisedë me kreun e Partia Demokratike, Lulzim Basha, ata kanë treguar se po ndihmohen nga ndihmat që kanë ardhur nga Kisha e Laçit.

“Me çuan në Shëngjin, por atje nuk kishte dhoma dhe më thanë rri në oborr jashtë. Nuk ka organizim fare nga Bashkia, nuk na ka parë askush”, është shprehur një zonjë e moshuar.

Vetë kasha ka pësuar disa dëmtime, por askush nuk ka verifikuar situatën apo mbrojtjen e objektit 100-vjeçar.

“Ekspertët e kanë parë pak, por thonë që nuk ka lekë. Ne na intereson më shumë të mos prishet dhe të zërë njerëzit brenda, se lekët”, ka thënë një qytetar.

Në Laç, kreu i opozitës takoi edhe një banor të komunitetit rom, të cilit Edi Rama, i premtoi dy ditë më parë se do t’i jepte zgjidhje problemit të tij me bonusin e qirasë. Ferdinand Rexhepi, tregoi se problemi i tij vazhdonte të mbetej i pazgjidhur.

“Deri dje kryeministri tha se do të të paguajmë qiranë, bëra edhe takim me të, por asgjë. Mbase nuk duan t’ia dinë për romët, por të na largojnë, të paktën, na nxirrni jashtë shtetit”, u shpreh banori.

Të fundit