Flash News

KRYESORE

Basha: Ardian Dvorani është vegla dhe masha e Edi Ramës

Basha: Ardian Dvorani është vegla dhe masha e Edi Ramës

Në takimin me fermerët e Devollit, kryetari i PD ka folur edhe për politikën e ditës duke mos lënë pa përmendur krizën në Gjykatën Kushtetuese. Basha ka thënë se Rama ashtu si tenderat përcakton edhe antarët e Gjykatës kushtetuese.

"Njësoj siç paracakton tenderat, paracakton edhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, pa garë. Ata që do, si Ardian Dvorani, simboli i korrupsionit dhe i kapjes së shtetit, vegla dhe masha e Edi Ramës që nuk do të lërë institucion pa kapur sepse ai e ka jetike t’i kapë institucionet".

Basha ka shtuar se Rama e do kapjen e institucioneve sepse do t'i shmanget drejtësisë. Nëse funksionojnë institucionet, sipas tij, Rama është i pari që duhet të shkojë për ndjekje penale bashkë me gjysmën e ish-kabinetit të tij.

Të fundit