Flash News

KRYESORE

Basha letër kryeministrit kroat: Prioritetet tuaja në krye të BE-së janë shpresëdhënëse për ne

Basha letër kryeministrit kroat: Prioritetet tuaja në krye të
Lideri i PD-së Lulzim Basha i dërgoi një letër kryeministrit kroat, Andrej Plenkoviç, ku përshëndet marrjen e presidencës së BE-së nga Kroacia. Kryetari i opozitës shqiptare, e garantoi kreun e qeverisë kroate se ai dhe opozita në Shqipëri do të bëjnë gjithçka për të ndihmuar procesin e integrimit evropian. Basha publikoi një letër të 14 janarit, ku ai përshëndet kryeministrin kroat për marrjen e drejtimit të presidencës së Bashkimit Evropian, ngjarje që kreu i opozitës e cilëson si historike për shkak se kjo është hera e parë që Kroacia drejton presidencën e BE-së që kur u bë anëtar i unionit në vitin 2013. “Presidenca kroate e BE-së, është një arritje të cilën ne, në Shqipëri, e vlerësojmë shumë, ashtu si edhe rajoni. Kam bindjen e plotë se nën drejtimin tuaj të presidencës, proceset integruese për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, do të avancojnë edhe më tej. “- thuhet në letrën e dërguar nga Basha. Lideri i opozitës shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Plenkoviç shprehu për Shqipërinë gjatë takimit që patën nëntorin e shkuar. Gjithashtu, ai garantoi kryeministrin e Kroacisë për rolin e PD-së dhe të opozitës në integrimin e vendit. “Prioritetet tuaja në krye të BE-së janë shpresëdhënëse dhe shtysë për mua që të bëj çdo gjë që mundem në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare, që të avancojmë procesin e integrimit në BE, pa vonesa të mëtejshme, siç përcaktohet edhe në kushtet e Bundestagut. Edhe pse marrja e Presidencës Kroate po ndodh në momente sfiduese, jam i bindur se ju do t’i përmbushni prioritetet duke qenë edhe njëherë një shembull i shkëlqyer për ne”.- mbyll letrën e tij Basha.

Të fundit