Flash News

KRYESORE

Basha takim me dyer të mbyllura me kryebashkiakët e djathtë. Mziu sërish i prerë për të mos lënë postin

Basha takim me dyer të mbyllura me kryebashkiakët e djathtë. Mziu

Kryetari i PD Lulzim Basha pas pjesëmarrjes në protestën e artistëve kundër prishjes së Teatrit Kombëtar është takuar me kryebashiakët e djathtë.

Ky takim është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu u shpreh sërish i vendosur në qëndrimin e tij se nuk do të lirojë zyrën.

“Nuk kishte zgjedhje me datë 30. Do të vazhdojmë deri në zgjedhjet e reja. Nuk ka asnjë shans.”

Mandatet për këshillat janë shpërndarë në 21 bashki, ndërsa ky proces do të mbyllet deri në javën e parë të gushtit.

Nga ky moment të gjithë kryebashkiakët demokratë duhet ti lirojnë zyrat socialistëve të dalë nga zgjedhjet e  30 qershorit.

Të fundit