Flash News

KRYESORE

Basha të rinjve të Krujës: Papunësia, produkt i kësaj qeverie. Të ardhmen do ta ndërtoni këtu

Basha të rinjve të Krujës: Papunësia, produkt i kësaj

Kryedemokrati Lulzim Basha ka vijuar turin e bashkëbisedimit me të rinjtë. Sot është ndalur në Krujë, ku ka biseduar me rininë për problemet që ata ndeshen. Nuk kanë munguar akuzat për kryeministrin Rama, për të cilin thotë se është përgjegjës i papunësisë dhe mjerimit. Më tej ai u premton të rinjve që të ardhmen mund ta ndërtojnë në vendin e tyre nësë zgjedhin t’i besojnë.

 “Papunësia dhe mjerimi janë produkt i kësaj qeverie. Kjo qeveri nuk ka asnjë zgjidhje. E vetmja rrugë që kjo qeveri i ka treguar rinisë, është emigracioni. Rinia është përballë dy zgjidhjeve, krminalizimin ose emigrimin. Unë ju premtoj se do bëjmë gjithçka që të mos zgjidhni këto dy rrugë, por të qëndroni e të ndërtoni të ardhmen këtu.

Kemi gjithçka, por na duhet një qeveri që mendon për ju. Duke parë vendosmërinë tuaj, jam i bindur se nuk do të jetë e largët dita kur energjia e rinisë do të përfshijë çdo shqiptar. Duhet të investojmë për të përgatitur krahun e punës së kualifikuar që të përfitojmë nga mundësia që na jep pozicioni në zemër të Europës“, u shpreh Basha.

Të fundit