Flash News

KRYESORE

Basha thirrje për të rinjtë nga Vlora: Nuk zgjidh gjë emigracioni, merreni fatin në dorën tuaj

Basha thirrje për të rinjtë nga Vlora: Nuk zgjidh gjë

Nga Vlora, kryetari i PD-së Lulzim Basha i bëri thirrje rinisë që ta marrë vetë në dorë fatin e vet. Ai mendon se emigracioni nuk është zgjidhje dhe se të rinjtë duhet që të luftojnë në vendin e tyre, “pasi nuk ka më mirë se shtëpia jote”.

“Të shihemi sy më sy dhe të flasim për gjithë ato probleme që ju shqetësojnë, por edhe për shpresat që ky rrugëtim të çojë në ndryshimin që kërkon shumica e shqiptarëve. Rinia duhet të marrë fatin e vendit në dorë. Ka ardhur koha të mos bëjmë kompromis në kurriz të rinisë. Emigracioni nuk është zgjidhja. Asnjë vend i huaj nuk na bëhet si shtëpia jonë”, tha basha nga qyteti bregdetar.

Ai shtoi se në Shqipëri klima për biznesin është toksike.

“Rinia po përjeton braktisje totale nga kjo qeveri. Rinia është dështimi më i madh i këtij kryeministri, ndaj rinia është grupmosha që po i drejtohet më shumë emigracionit”

Basha ngre shqetësimin  se Shqipëria është në krizë shprese.

“Për të dalë duhet të gjejmë diagnozën. Në Shqipëri marrim vendime një grusht njerëzish që nuk e kanë legjitimitetin për këtë vendimmarrje. Këtu kemi ardhur sepse pushteti është marrë me ndihmën e krimit. Kemi një qeveri që nuk përfaqëson interesat e rinisë, por interesin e krimit. Kjo zgjidhet vetëm me zgjedhje të lira. Nuk shkohet në Evropë të dalë nga krimi dhe të zhytur në korrupsion” , përfundoi lideri i opozitës.

Të fundit