Flash News

KRYESORE

Basha tregon pse nuk kërkoi largimin e Haki Çakos si drejtor të policisë

Basha tregon pse nuk kërkoi largimin e Haki Çakos si drejtor të

Lulzim Basha ka folur për herë të parë për vendimin për të mos kërkuar largimin e Haki Çakos si drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Gjatë intervistës në emisionin “Dritare”, Basha tha se PD nuk mund të kërkonte ndryshimin e drejtorit të policisë për katër javë, por i ka vendosur si gardian ministrin teknik.

“Nëse do të kërkonim drejtorin e policisë për katër javë do të ishte e pamundur. Ministri teknik është aty për të bërë gardianin”, tha Basha.

Kryedemokrati paralajmëroi se Haki Çako dhe të gjithë autorët e tjerë të kanabizimit të vendit do të vihen përpara përgjegjësisë.

Basha u përgjigjet gazetarëve kritikë: Shumë prej tyre kanë interesa politike

Të fundit