Flash News

KRYESORE

Bashkëpunëtori shqiptar i Rai 3: Rikthehet kultivimi masiv i kanabisit

Bashkëpunëtori shqiptar i Rai 3: Rikthehet kultivimi masiv i kanabisit

Gazetari shqiptar, Gjergji Thanasi, që ka ndihmuar stafin e Rai 3 për të realizuar dokumentarin “Narcotica”, deklaron se në vend është rikthyer kultivimi masiv i kanabisit. Në këtë konkuzion, ai ka dalë pas vëzhgimeve në mbarë territorin me gazetarin investigativ Valerio Cataldi dhe ekipin e tij.

“Eshtë rikthyer kultivimi i kanabisit sepse duan para të gjithë; kokainën e bëjnë 50 vetë, ndërsa kanabisin e kultivojnë 50 mijë vetë dhe fitojnë shumë njerëz“, sqaroi ai në një intervistë në Shijak TV.

Thanasi nënvizoi megjithate se sasia e kultivuar tani, duket më e vogël krahasuar me atë të 2016-ës, porse ka shqetesuar partneret e huaj te Shqiperise.

Dokumentari është kundërshtuar nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, që pohuan në unison se është e “kotë të harxhosh kohë me shumëçka që sot serviret si gazetari”, pa dhënë argumente ose fakte.

Të fundit